Misioni dhe Vizioni i shkollës
MISIONI
Misioni ynë është:
Të punojmë së bashku për të ndërtuar një mjedis të sigurt, të respektueshëm, të përqendruar në maksimizimin e ndjenjës së mirëqenies së secilit fëmijë dhe përvetësimi i aftësive për jetën dhe të mësuarit.
VIZIONI
Krijimi i kushteve të përshtatshme për arsim cilësor e gjithpërfshirës për të gjithë nxënësit, kultivimin e shprehive të të mësuarit gjatë gjithë jetës duke kultivuar vlerat e qytetarisë demokratike
-Vizioni ynë ofron mundësi të reja për shkollën dhe komunitetin në të gjitha dimensionet:
Shpalosjen e vlerave dhe mundësive të secilit nxënës, mësues e pjesëtar i komunitetit. Përdorimin e strategjive të përshtatshme për arritjen e këtyre vlerave.
Krijimin e mundësive dhe kushteve për zhvillimin profesional të vazhdueshëm të stafit mësimor të shkollës në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Arsimit 2021-2026.
Krjimin e kulturës tek nxënësit tanë për nxënien gjatë gjithë jetës.
Mbajtja e shkollës sonë si shkollë konkuruese në të gjitha fushat/lëndët e të nxënit.
Nëpërmjet këtyre synimeve besojmë se :
Nxënësi
Të zhvillojë aftësitë e tij/saj gjatë procesit të të nxënit në një mjedis të qetë dhe të përshtatshëm për të nxënët.
Të krijojë personalitetin e tij/saj në përputhje me moshën që ka duke zhvilluar aftësitë e tyre në mënyrë progressive dhe sipas standarteve të kurrikulës shkollore.
Të respektojë diversitetin social - ekonomik, kulturor dhe psko-fizik të secilit fëmijë duke krijuar aftësi të forta sociale dhe ndërpersonale, duke u mbështetur fort në partneritetin mes shkollës, familjes dhe komunitetit.
Mësuesi
Të zhvillojë aftësitë e tij pedagogjike për arsim cilësor dhe gjithpërfshirës në përputhje me dokumentat kurrikulare.
Të përdorë teknologjinë në mësimdhënie për arritjen e synimeve të Strategjisë Kombëtare për Arsimin 2021-2026 për digjitalizimin e arsimit.
Të krijojë klimë bashkëpunimi e gjithëpërfshirëse me nxënësit, kolegët dhe komunitetin në funksion të zhvillimit të kompetencave kyçe gjatë procesit të të nxënit të nxënësve.
Prindërit
Ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve me mësuesit dhe menaxhimin e shkollës në interes të mirëqenies dhe zhvillimit të fëmijëve në mjediset e të nxënit.
Të jenë partnerë aktivë në procesin mësimor – edukativ duke qenë të vetëdijshëm për rolin që kanë në vendimmarrje në raport me shkollën dhe mirëedukimin e fëmijëve të tyre.
Të marrin nisma në dobi të përmirësimit të kushteve në ambjentet shkollore duke bashkëpunuar ngushtësisht me shkollën.
Partneriteti shkollë-prindër-komuniteti si hallkë e fuqishme për përmirësimin e kushteve dhe ambjenteve shkollore në dobi të përmirësimit të procesit mësimor – edukativ.

Comments
Post a Comment